Sporti

Autopsia zbulon shkakun e mundshëm të vdekjes së Jesus de Miguel

11/05/2026 19:20
nga:Mergim Rreci

Rezultatet të autopsisë për futbollistin 30-vjeçar të Tenerifes, Jesus de Miguel, tregojnë se ai mund të ketë humbur jetën si pasojë e një traume në gjoks gjatë përplasjes me portierin e Andorrës, Jesus Ovono.

Sipas gazetës spanjolle “El Dia”, raporti mjeko-ligjor e cilëson dëmtimin si “traumë aksidentale në gjoks”.

Megjithatë, përfundimi nuk është ende zyrtar, pasi priten edhe rezultatet e analizave shtesë laboratorike.

Futbollisti humbi ndjenjat pas përplasjes së fortë në ndeshjen mes Tenerifes dhe Andorrës, më 2 nëntor.

/GazetaBlic Sport/