Cristiano Ronaldo nuk ka ndërmend të zhvillojë një ndeshje të veçantë lamtumire me kombëtaren e Portugalisë pas përfundimit të aventurës së tij me përfaqësuesen.
Sipas raportimeve të mediumit portugez Observador, Federata Portugeze e Futbollit dëshiron të organizojë një ceremoni të veçantë nderimi për legjendën e futbollit, në shenjë mirënjohjeje për gjithçka që ka dhënë për Portugalinë.
Megjithatë, Ronaldo nuk dëshiron të rikthehet në fushë vetëm për të zhvilluar një ndeshje të fundit me fanellën e kombëtares.
Po ashtu, ishte planifikuar një bisedë telefonike mes Ronaldos dhe trajnerit të kombëtares, Jorge Jesus, e organizuar përmes Pedro Proençës, por kjo bisedë nuk u zhvillua.
Sipas të njëjtit raportim, Ronaldo nuk dëshiron më të komunikojë me trajnerin e përfaqësueses portugeze.
Mbetet të shihet nëse Federata Portugeze do të arrijë të organizojë një ceremoni nderimi për CR7, i cili ka lënë gjurmë të mëdha në historinë e futbollit portugez.
/GazetaBlic Sport/


