Kryeministri Albin Kurti, së bashku me familjarët, bashkëpunëtorët dhe aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka bërë homazhe te varri i Astrit Deharit, në dhjetëvjetorin e vdekjes së tij në burgun e Prizrenit.
Kurti ka kërkuar zbardhjen e plotë të rastit dhe vënien e drejtësisë, duke theksuar se, edhe pas dhjetë vjetësh, askush nuk është akuzuar apo dënuar për rastin e Deharit.
Ai ka ritheksuar se kërkimi i së vërtetës dhe drejtësisë për Astritin nuk do të ndalet.


