Legjenda portugeze Cristiano Ronaldo ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli ndërkombëtar.
41-vjeçari e bëri të ditur këtë vendim tronditës përmes një videoje në Instagram.
Sulmuesi i Al-Nassr shkaktoi polemika gjatë ndërprerjes së mëparshme për ndeshjet e kombëtareve, pasi u largua nga grumbullimi i skuadrës pas një konflikti me trajnerin Jorge Jesus.
Si pasojë, sulmuesi ikonik u dënua nga Federata Portugeze me pezullim 30-ditor dhe gjobë prej 255 eurosh, ndonëse ai kishte të drejtë të luante në ndeshjet e ardhshme ndërkombëtare.
Ai ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij me Portugalinë, pikërisht para shpalljes së listës së lojtarëve për ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve.
/GazetaBlic Sport


