Lajme

Kadaj-Bujupi: Jam kundër politikave nënshtruese, e kemi një kryeministër që ka dalë kundër Speciales

11/04/2026 22:50
nga:L J

Ish-deputetja e Kuvendit, Donika Kadaj Bujupi, tha në Pressing në T7, është kundër politikave nënshtruese.

“E kemi kryeministër sot që në 2015 e ka refuzu Gjykatën Speciale dhe po del që ka pas të drejtë, ka qenë edhe Ramushi. Unë e kam shky ligjin e Gjykatës Speciale se kam qenë deputete”, tha Kadaj Bujupi.

“Nuk të kushton deri në qat pikë që rrezikohet shteti”, tha ajo për refuzimet që i bëjnë liderët, duke shtuar se nuk ka pas “sanksione” ndaj saj, pos që nuk e kanë ftu “në disa mbrëmje”.