Atletico Madridi ka marrë një lajm të keq para supersfidës ndaj Barcelonës, që zhvillohet këtë të diel.
Trajneri Diego Simeone nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e mbrojtësit argjentinas, Cuti Romero, i cili do të mungojë për shkak të një dëmtimi muskulor.
Romero kishte munguar edhe në dy ndeshjet e fundit të skuadrës madrilene, fillimisht në humbjen ndaj Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve dhe më pas në përballjen kundër Levantes.
Mungesa e tij përbën një goditje për repartin defensiv të Atletico Madridit, sidomos duke pasur parasysh rëndësinë e përballjes me Barcelonën.
Një fitore në këtë duel do t’i jepte skuadrës së Simeones mundësinë për të marrë kreun e tabelës para pushimit për ndeshjet e kombëtareve.
/GazetaBlic Sport/


