Portieri Jesus Owono ka reaguar publikisht pas incidentit tragjik që përfundoi me vdekjen e Jesus de Miguel, duke shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e tij.
Në një deklaratë prekëse, Owono pranoi se po përjeton ditët më të vështira të jetës së tij dhe se ende e ka të vështirë të përballojë atë që ka ndodhur.
“Ndjej një dhimbje të jashtëzakonshme për humbjen e Jesus. Mendimet e mia janë me të, familjen e tij dhe të gjithë ata që e deshën”, u shpreh portieri.
Ai theksoi se është i vetëdijshëm se do të ketë shumë çështje për t’u trajtuar dhe se do të përballet me gjithçka me respektin e duhur.
Megjithatë, Owono bëri të qartë se në këtë moment mendja e tij është vetëm te Jesús dhe dhimbja e madhe që po përjetojnë të gjithë.
“Pusho në paqe, Jesus”, përfundoi ai mesazhin e tij prekës.
/GazetaBlic Sport/


