Tre zyrtarë policorë janë lënduar të mërkurën në Gjilan, gjatë ndërhyrjes për parandalimin e një përleshjeje fizike mes tifozëve të “Plisave” dhe atyre të Dritës, jashtë stadiumit ku po zhvillohej ndeshja.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 13:50, më 4 nëntor 2026, kur tifozët e të dy ekipeve kanë tentuar të përleshen fizikisht mes vete.
Për të parandaluar përshkallëzimin e situatës, njësitë policore kanë ndërhyrë, me ç’rast tre zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime.
Të lënduarit kanë marrë tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Gjilan, ku sipas raportit mjekësor është konstatuar se kanë pësuar lëndime të lehta trupore.
Osmani ka bërë të ditur se Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Gjilan, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes.
/GazetaBlic Sport/


