Lajme

Janina Ymeri kritikon VV-në: Po amniston shkeljet ligjore dhe po dëmton konsumatorët

11/03/2026 13:01
nga:Genita C

Janina Ymeri ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për, siç thotë ajo, pengimin dhe bojkotimin e raportimit të Autoritetit të Konkurrencës, raporton GazetaBlic.

Ajo thekson se kjo sjellje amniston shkeljet ligjore dhe dhunën fizike në zyra, ndërsa dëmton financiarisht konsumatorët përmes tregtisë së pamonitoruar.

Reagimi i plotë:

Çdo ditë që Lëvizja VETËVENDOSJE! E stagnon edhe e bojkoton raportimin e Autoritetit tē Konkurrencës, në fakt e amniston:

1. Ilegjitimitetin, pra akte vepra jo ligjore duke përfshirë edhe akte të dhunës fizike në zyre.

3. Dëmin financiar ndaj konsumatorit sepse lejon tregti të pamonitoruar që në fund ne si qytetarë e paguajmë.

Sot ishte njëra ndër ditët kur u pa sa bën:
Qeveria “për” Konsumatorin.
Qeveria “kundër” Dhunës.