Lajme

Lladrovci: Për vrasjet e rënda brenda familjes parashihet dënim deri në burgim të përjetshëm

11/03/2026 11:02
nga:Genita C

Avokati Petrit Lladrovci ka folur për GazetaBlic për dënimet që parasheh Kodi Penal për rastet e vrasjeve brenda familjes, duke theksuar se ato mund të dënohen nga 10 vjet burgim deri në burgim të përjetshëm.

Ai ka shpjeguar se dënimi varet nga rrethanat dhe motivet e rastit, përfshirë mënyrën se si ka ndodhur vrasja dhe gjendjen në të cilën është gjendur i dyshuari.

Lladrovci ka përmendur edhe rastet e vrasjeve në gjendje të tronditjes së fortë mendore, ku, sipas tij, Kodi Penal parasheh dënime nga një deri në 10 vjet burgim, varësisht nga rrethanat konkrete të rastit.

Deklarata e plotë: