Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, përkatësisht në zonën e njohur si Kroi i Mbretit.
Në një video të publikuar nga një mediumi lokal shihen dy vetura të përplasura me njëra-tjetrën.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar si pasojë e këtij aksidenti.
Aksidenti ka ndodhur në një ditë kur në pjesë të ndryshme të Kosovës po mbizotërojnë reshjet e shiut.


