Mesfushori sulmues i Aston Villas, Johan Manzambi, është shfaqur si një objektiv i mundshëm për Barcelonën, pas një fillimi mbresëlënës në Premier League.
I ardhur nga Freiburgu gjatë verës, në një marrëveshje që kap vlerën e konsiderueshme prej 60 milionë eurosh, talenti zviceran është përshtatur menjëherë te Villa Park, duke regjistruar tre gola dhe katër asiste në tetë ndeshje.
Sipas “Diario Sport”, drejtori sportiv i Barcelonës do ta vëzhgojë 21-vjeçarin sonte në “Camp Nou”, ku gjigantët katalanas do të përballen me Aston Villan në një ndeshje të madhe të Ligës së Kampionëve.
Manzambi po kalon një sezon vendimtar për karrierën e tij me “Luanët”, ndaj nuk është çudi që Barcelona është magjepsur nga talenti i tij.
/GazetaBlic Sport


