Sporti

Stadiumi “Camp Nou” me 105,000 vende mund të presë finalen historike të Kupës së Botës 2030

11/02/2026 21:46
nga:L J

Presidenti i Federatës Mbretërore Spanjolle të Futbollit (RFEF), Rafael Louzan, ka konfirmuar se “Spotify Camp Nou” është ndër vendet e mundshme për finalen e Kupës së Botës 2030, duke shprehur shpresën se kjo ngjarje madhështore do të zhvillohet në stadiumin e rinovuar të Barcelonës.

“Ka mundësi për këtë. Dhe shpresoj se Spanja do të jetë ajo që do ta ngrejë sërish këtë kupë,” tha ai.

“Kryetari i bashkisë tha se do të dëshironte që kjo kupë (duke iu referuar trofeut të Kupës së Botës) të jetë këtu në vitin 2030. Shpresoj që të ndodhë. Siç e dini, ka mundësi për këtë. Dhe shpresoj se Spanja do të jetë ajo që do ta ngrejë sërish këtë kupë,” deklaroi presidenti i RFEF-së.

“Spotify Camp Nou” i rinovuar pritet të ketë një kapacitet prej 105,000 vendesh, çka do ta bënte atë stadiumin më të madh në Evropë.

Louzan e përshkroi atë si ndoshta stadiumin më të mirë në Evropë dhe më modernin.

/GazetaBlic Sport