Lajme

Sadiku: Militantët po tentojnë ta diskreditojnë protestën dhe t’ia zhvendosin vëmendjen nga përgjegjësia institucionale

11/02/2026 14:07
nga:Genita C

Ermal Sadiku ka reaguar lidhur me protestat, duke thënë se opozita ka respektuar kërkesën e organizatorëve që politikanët dhe deputetët të mos marrin pjesë në to, raporton GazetaBlic.

Ai ka kritikuar përpjekjet e disa personave për ta lidhur protestën me politikën dhe për të diskredituar protestuesit përmes hulumtimit të së kaluarës dhe lidhjeve të tyre personale.

Sadiku ka theksuar se vëmendja duhet të përqendrohet te kërkesat e qytetarëve dhe përgjegjësia institucionale, duke shtuar se protestat nuk i përkasin as pozitës dhe as opozitës, por qytetarëve.