Muhamet Hamiti ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se partia në pushtet e ka realizuar synimin për ta marrë të gjithë pushtetin, por nuk po mban përgjegjësi për dështimet qeveritare, raporton GazetaBlic.
Hamiti ka rikujtuar sloganin zgjedhor “Krejt dhe drejt” të VV-së dhe listës së Vjosa Osmanit në zgjedhjet e vitit 2021.
Ai ka përmendur edhe paralizimin e Kuvendit gjatë viteve 2025-2026 dhe pretendimet për shkelje të Kushtetutës, duke theksuar se pasojat e pushtetit absolut po i bartin qytetarët e Kosovës.
“Pasojat e pushtetit absolut po i vuajnë qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Hamiti.


