Komisioni për Integrim Evropian ka filluar mbledhjen e radhës. I ftuar për të raportuar në këtë komision është Jeton Zulfaj, kryenegociator i Kosovës me Bashkimin Evropian dhe Koordinator Kombëtar për Planin e Rritjes.
Gjatë kësaj mbledhjeje, Zulfaj pritet t’i informojë anëtarët e Komisionit lidhur me zhvillimet në procesin e integrimit evropian të Kosovës, angazhimet institucionale dhe koordinimin me Bashkimin Evropian.


