Lajme

Skandal: Gjykatësja në Mitrovicë mori dy vendime të ndryshme për rastin e njëjtë, Sylejmani i publikon faktet

11/01/2026 12:44
nga:Genita C

Valmire Sylejmani ka ngritur shqetësime për një rast gjyqësor në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, duke pretenduar se gjyqtarja Pranvera Ademi ka marrë dy vendime të kundërta për të njëjtin rast dhe të njëjtin të akuzuar, raporton GazetaBlic.

Sipas saj, në vendimin e parë, më 31 tetor 2025, i akuzuari ishte shpallur fajtor për veprën penale “Shmangia nga sigurimi i mjeteve të jetesës” dhe ishte dënuar me burgim me kusht, ndërsa në vendimin e dytë, më 18 maj 2026, ishte liruar nga akuza, ndonëse, siç pretendon Sylejmani, provat ishin të njëjta.

Lidhur me këto pretendime, ka reaguar edhe Gjykata Themelore në Mitrovicë, e cila ka deklaruar se vendimi i fundit është marrë në përputhje me dispozitat ligjore dhe se përmbajtja e publikimit të Sylejemanit nuk e pasqyron saktë vendimin dhe arsyetimin e tij.

Gjykata ka bërë të ditur se Prokuroria ka ushtruar ankesë ndaj aktgjykimit të 18 majit 2026 dhe se lënda ndodhet në Gjykatën e Apelit që nga 16 korriku 2026.

Pas reagimit të gjykatës, Sylejmani ka kundërshtuar sqarimet e saj, duke theksuar se institucioni ka përmendur vetëm aktgjykimin e fundit, pa iu referuar vendimit të parë dënues.

Ajo ka kërkuar përgjegjësi institucionale dhe sqarime për dy vendimet e ndryshme në të njëjtën çështje.