Lajme

Rama kujton Zahir Pajazitin në 64-vjetorin e lindjes: Kosova e lirë do ta ketë përherë Zahirin në themelet e saj

11/01/2026 10:11
nga:Genita C

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka kujtuar heroin Zahir Pajaziti në 64-vjetorin e lindjes së tij, raporton GazetaBlic.

Përmes një postimi, Rama ka vlerësuar kontributin e Pajazitit në organizimin dhe drejtimin e rezistencës, duke theksuar sakrificën e tij për lirinë e Kosovës.

Ai ka thënë se emri dhe vepra e Zahir Pajazitit do të mbeten përherë në themelet e Kosovës së lirë dhe do të shërbejnë si shembull për brezat e ardhshëm.