Gjithçka është gati për një tjetër përballje të zjarrtë mes dy rivalëve të qytetit të Milanos, AC Milanit dhe Interit, të cilët sonte do të përballen në kuadër të javës së 10-të të Serie A.
Derbi i madh i Madoninës zhvillohet në stadiumin “San Siro”, me fillim nga ora 20:45, ndërsa të dy skuadrat synojnë fitoren në këtë përballje prestigjioze.
Ja formacionet zyrtare:
Milan: Maignan; Mario Gila, De Winter, Pavlovic; Diawara, Musah, Modric, Pulisic, Rabiot; Moreira, Gonçalo Ramos
Inter: Josep Martínez; Bisseck, Akanji, Bastoni; Spence, Çalhanoglu, Barella, Carlos Augusto; Diouf, Sucic; Thuram.
/GazetaBlic Sport/


