Lajme

Vazhdon protesta në Prishtinë, kërkohet dorëheqja e Gërvallës dhe Sveçlës

10/31/2026 17:22
nga:Mergim Rreci

Në Prishtinë ka nisur edhe sonte protesta për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Protesta ka nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti”, teksa protestuesit dëgjohen duke thirrur “gra revoltohuni”.

Në kryeqytet po protestohet për disa netë radhazi, duke kërkuar edhe dorëheqjen e Donika Gërvallës e Xhelal Sveçlës.