Lajme

Ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Prizren, Inspektorati gjen parregullsi

10/30/2026 20:11
nga:Mergim Rreci

Punimet në një objekt ndërtimi në Prizren janë ndaluar përkohësisht, pasi Inspektorati Qendror i Punës ka konstatuar parregullsi në zbatimin e masave për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

Sipas njoftimit të Inspektoratit, parregullsitë janë evidentuar gjatë një inspektimi në terren, pas së cilit inspektorët kanë nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve.

Vendimi do të mbetet në fuqi deri në eliminimin e parregullsive të konstatuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.