Zyra e Kryeministrit ka pranuar raportet e detajuara nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt.
Sipas njoftimit, raportet do të shqyrtohen për të analizuar rrjedhën e rastit, lëshimet e mundshme, neglizhencën dhe përgjegjësinë institucionale.
Për këtë çështje, Donika Gërvalla Schwarz dhe Xhelal Sveçla do të mbajnë konferencë të përbashkët për media nesër, në orën 09:00, në Zyrën e Kryeministrit.


