Kupa e Botës në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada këtë verë solli të ardhura të mëdha për FIFA-n.
Sipas The Times, organi qeverisës i futbollit botëror kishte rreth pesë miliardë dollarë të ardhura vetëm nga shitja e biletave dhe shërbimet e ushqimit, transmeton GazetaBlic Sport.
FIFA deri më tani ka refuzuar ta konfirmojë këtë shifër. Sipas një zëdhënësi, shifrat zyrtare do të publikohen në raportin e ardhshëm vjetor, pasi të jenë përfunduar auditimet e nevojshme.
Për krahasim, FIFA fitoi 929 milionë dollarë nga shitjet e biletave për 64 ndeshjet e Kupës së Botës 2022 në Katar. SHBA-të, Meksika dhe Kanadaja luajtën 40 ndeshje më shumë dhe të ardhurat ishin pesë herë më të larta.
Kohët e fundit, Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, njoftoi se Kupa e Botës e këtij viti gjeneroi të ardhura totale prej 15 miliardë dollarësh, që është 2 miliardë dollarë më shumë sesa kishin pritur.
/GazetaBlic Sport/


