Sporti

Michael Carrick: Nuk jam i befasuar që jam ende trajner i Manchester United!

10/29/2026 15:26
nga:Mergim Rreci

Michael Carrick ka folur për vazhdimësinë e tij në krye të Manchester United, duke theksuar se fokusi i tij mbetet puna dhe përmirësimi i skuadrës.

I pyetur nëse është i befasuar që vazhdon të jetë trajner i “Djajve të Kuq”, Carrick u përgjigj se kjo nuk e habit, pasi synimi i tij është të japë maksimumin për ekipin.

“A jam i befasuar që jam ende trajner i Manchester United? Jo. Jam këtu për të bërë punën time”, deklaroi Carrick.

Ai shtoi se dëshiron me çdo kusht ta përmirësojë skuadrën dhe ta ndihmojë atë të bëhet më konkurruese.

“Jam këtu për të bërë më të mirën për ekipin. Dua me çdo kusht të na bëj më të mirë dhe të përmirësoj gjërat. Prandaj, jo, nuk jam i befasuar”, u shpreh trajneri anglez.

/GazetaBlic Sport/