Sporti

Cristiano Ronaldo falënderon tifozët: Topi i Artë i të gjitha kohërave është edhe i juaji

10/29/2026 14:42
nga:Mergim Rreci

Cristiano Ronaldo ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale, duke falënderuar tifozët në mbarë botën për mbështetjen e tyre.

“Futbolli u përket tifozëve! Faleminderit të gjithë tifozëve në mbarë botën. Topi i Artë i të gjitha kohërave është edhe i juaji”, shkroi Ronaldo.

Mesazhi i tij vjen si një falënderim për mbështetësit që e kanë përkrahur dhe votuar në garën shumë interesante që kishte me Leo Messin.

/GazetaBlic Sport/