Showtime

Drenusha Latifi publikon profilin e policit që neglizhoi rastin e Arlinda Zekajt

10/29/2026 12:15
nga:L J

Ish-missi dhe këngëtarja e njohur, Drenusha Latifi, ka reaguar në lidhje me publikimin e incizimeve të një bisede mes Arlinda Zekajt dhe zyrtarëve policorë, në ditët para vrasjes së saj.

Sipas publikimeve, Arlinda Zekaj ishte drejtuar në polici për të kërkuar zbatimin e vendimit për urdhërmbrojtje ndaj ish-bashkëshortit të saj, ndërsa në përgjigjet e tij, polici dëgjohet teksa i thoshte se nuk ishte i obliguar të merrej me të.

Në një postim, Latifi ka publikuar profilin në facebook të policit, Faruk Muqolli duke thënë se ajo nuk do të ndalet derisa të ketë drejtësi për viktimën.

Postimi:

U gjind Faruku!
Toger, alamet pozitë për me ndërmarrë dhe vepru, dhe me parandalu dhunën e krimin. Togeri jonë doli të jetë kryesi më i madh i krimit.
Bone ni report statuset e mia sa te mundeni se nuk kom mu nal.