Vlora Çitaku ka njoftuar për mbajtjen e mbledhjes së parë të Grupit Punues për hartimin e Strategjisë Shtetërore lidhur me procedurat e apelit në Dhomat e Specializuara në Hagë, raporton GazetaBlic.
Ajo bëri të ditur se në takim morën pjesë përfaqësues të partive parlamentare, të cilët diskutuan drejtimet kryesore të strategjisë dhe planin e punës.
Çitaku theksoi se synimi është që shteti i Kosovës të ofrojë mbështetje të plotë për ish-pjesëtarët e UÇK-së në proceset e apelit, duke nënvizuar se mbrojtja e të drejtave të tyre tejkalon dallimet partiake.


