Sporti

Real Madridi i kërkon falje popullit kinez pas polemikave të shkaktuara nga fjalët e Kylian Mbappe

10/28/2026 10:15
nga:Mergim Rreci

Real Madridi ka publikuar një deklaratë zyrtare, përmes së cilës i kërkon falje popullit kinez për shqetësimin që mund të kenë shkaktuar deklaratat e fundit të yllit francez, Kylian Mbappé.

Në deklaratën e klubit madrilen theksohet respekti për Kinën, kulturën, historinë dhe miliona tifozët kinezë që mbështesin Real Madridin.

“Real Madrid dëshiron t’i shprehë ndjesë popullit kinez për çdo shqetësim që mund të jetë shkaktuar nga fjalët e fundit të lojtarit tonë, Kylian Mbappe”, thuhet në komunikatën e klubit.

Më tej, Real Madridi ka përforcuar qëndrimin e tij, duke theksuar se i bashkohet kërkimfaljes publike të Mbappe, i cili gjithashtu ka shprehur keqardhje për fjalët e tij dhe ka përsëritur respektin për popullin kinez.

Klubi spanjoll ka nënvizuar se mbetet i përkushtuar ndaj vlerave të respektit, bashkëjetesës dhe mirëkuptimit mes kulturave, duke shprehur dëshirën për të forcuar më tej marrëdhëniet me Kinën dhe qytetarët e saj.

/GazetaBlic Sport/