Ish-futbollisti francez, Samir Nasri, ka shkaktuar debat me deklaratat e tij për Lionel Messin dhe renditjen e Topit të Artë për vitin 2026.
Nasri ka bërë të ditur se nuk do ta përfshinte yllin argjentinas në dhjetë futbollistët më të mirë, duke përjashtuar nga lista e tij edhe mesfushorin spanjoll Rodri.
“Messi? Po e heq nga lista! As Messi dhe as Rodri nuk janë në top 10-shen time!”, është shprehur Nasri.
I pyetur nëse mendimi i tij do të ndryshonte në rast se Messi do të fitonte Kupën e Botës, francezi dha një përgjigje të prerë.
“Nuk më intereson edhe nëse Messi do ta fitonte Kupën e Botës!”, deklaroi ai.
/GazetaBlic Sport/


