Ndeshja e Arsenalit për Kupën Carabao kundër Fleetwood Town u ndërpre për më shumë se tetë minuta për shkak të një droni që fluturonte mbi fushë.
Ndeshja u ndërpre pas dy minutash kur një dron u pa duke fluturuar rreth stadiumit Highbury.
Lojtarët po e pasonin topin në një përpjekje për t’u ngrohur.
Arbitri Michael Salisbury u pa duke diskutuar çështjen me gjyqtarët, anëtarët e stafit dhe oficerët e policisë.
Salisbury dukej se ishte gati t’i nxirrte lojtarët e tyre nga fusha, por droni ndaloi së fluturuari mbi stadium dhe ndeshja rifilloi.
/GazetaBlic Sport


