Lothar Matthaus beson se renditja e Michael Olises në vendin e nëntë në listën e “Ballon d’Or” për vitin 2026 ishte e drejtë, pavarësisht mendimeve se anësori i Bayern Munichut meritonte një pozicion më të lartë.
Në një rubrikë për “Sky Germany”, ish-lojtari i kombëtares gjermane vuri në dukje cilësinë e lojtarëve që u renditën para Olise-s.
“Fakti që Olise u rendit i nënti është plotësisht i drejtë. Mjafton të shihni emrat që janë para tij: Rodri, Ousmane Dembele dhe Erling Haaland,” shkroi Matthaus.
Ai gjithashtu vlerësoi procesin e votimit dhe e mbështeti Harry Kane-in si fituesin e merituar.
/GazetaBlic Sport


