Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, së bashku me ekipin e Fondacionit Jahjaga, ka vizituar presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, të cilën e ka uruar për detyrën e re.
Jahjaga ka shprehur mbështetjen e saj personale dhe institucionale, duke vlerësuar rëndësinë e përfaqësimit të grave në krye të shtetit dhe duke i uruar presidentes sukses në ushtrimin e mandatit të saj.


