Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, me fokus në projektet infrastrukturore, përfshirë rrugën Prizren-Tetovë, autostradën Shkup-Bllacë dhe ndërlidhjen energjetike, raporton GazetaBlic.
Haxhiu ka theksuar se Kuvendi i Kosovës do t’i mbështesë dhe do t’i përcjellë këto projekte deri në përfundim.


