Lajme

Imami i fshatit thirrje në varrimin e Arlindës: Boll ma me vrasje të grave, është ligësi, është marri

10/27/2026 16:26
nga:Genita C

Imami i fshatit Radac të Pejës ka bërë thirrje të ndalet vrasja e grave në Kosovë.

Në varrimin e Arlinda Zekaj ai ka thënë se për këtë rast duhet të ketë drejtësi, sepse Arlinda kërkoi mbrojtje por nuk e gjeti.

“Në këtë rast të mbizotërojë drejtësia, Arlinda lypi ndihmë nuk e gjeti. Boll ma me vrasje të grave, është ligësi, është marri”, ka thënë ai.