Një moment i sikletshëm u regjistrua gjatë ceremonisë së Topit të Artë, kur një gazetar e pyeti ish-sulmuesin anglez Michael Owen se cila kishte qenë renditja e tij më e mirë në historinë e këtij çmimi prestigjioz.
Përgjigjja e Owen ishte e shkurtër dhe e drejtpërdrejtë: “Epo, unë e kam fituar në vitin 2001.”
Në fakt, Owen fitoi Topin e Artë në vitin 2001, pas një sezoni të shkëlqyer me Liverpoolin, duke u renditur përpara emrave të mëdhenj të futbollit evropian.
Duket se gazetari kishte harruar një nga momentet më të rëndësishme të karrierës së ish-futbollistit anglez, i cili mbetet një nga fituesit e këtij trofeu prestigjioz.
/GazetaBlic Sport/


