Sporti

Mbappe kërkon falje pas polemikave në Kinë: Kam respekt të thellë për popullin kinez!

10/27/2026 12:52
nga:Mergim Rreci

Kylian Mbappe ka kërkuar falje publike pas polemikave të krijuara në Kinë, pas reagimit të tij ndaj një memeje që e krahasonte me ish-udhëheqësin kinez Mao Ce Dun.

Sulmuesi francez ka pranuar se komenti i tij gjatë një interviste të fundit ishte i pamenduar mirë dhe se tashmë e kupton se fjalët e tij kanë lënduar shumë njerëz në Kinë dhe në komunitetet kineze në mbarë botën.

“Gjatë një interviste të fundit, reagova ndaj një imazhi timin. Komenti im ishte i pamenduar mirë dhe tani e kuptoj se ka lënduar shumë njerëz në Kinë dhe në komunitetet kineze në mbarë botën”, thuhet në deklaratën që i atribuohet futbollistit.

Mbappe ka shprehur keqardhjen për situatën e krijuar, duke theksuar se nuk kishte për qëllim të ofendonte askënd.

“Kërkoj falje për të gjithë ata që janë ndier të lënduar nga fjalët e mia. Ky nuk ishte aspak qëllimi im. Kam respekt të thellë për popullin kinez dhe historinë e tij, dhe më vjen sinqerisht keq”, thuhet më tej në deklaratë.

/GazetaBlic Sport/