Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të Njësisë Koronare në Klinikën e Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Përurimi i kësaj njësie shënon një tjetër zhvillim në Klinikën e Kardiologjisë, pas investimeve në modernizimin e hapësirave dhe pajisjeve për diagnostikimin dhe trajtimin e pacientëve me sëmundje kardiovaskulare.
Në këtë ceremoni marrin pjesë gjithashtu ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ambasadori i Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.


