Gara për Topin e Artë 2026 rezultoi jashtëzakonisht e ngushtë, me Harry Kane që la pas Kylian Mbappén me një diferencë prej më pak se 41 pikësh. Një rezultat që tregon se gara mes dy yjeve ishte e hapur deri në fund.
Sipas raportimeve, diferenca mes Kane dhe Mbappé ishte edhe më e vogël se ajo mes Rodrit dhe Vinícius Junior në edicionin e vitit 2024, duke e bërë këtë garë një nga më të diskutuarat.
Revista France Football ka zbuluar gjithashtu se votat e marra nga Lamine Yamal dhe Rodri u shpërndanë në mënyrë që ndikoi në renditjen përfundimtare. Ky faktor mund të ketë luajtur rol të rëndësishëm në përcaktimin e fituesit.
Kështu, diferencat e vogla në votim dhe shpërndarja e pikëve mes kandidatëve kryesorë kanë qenë vendimtare në garën për çmimin individual më prestigjioz të futbollit.
/GazetaBlic Sport/


