Lajme

Franca në gjendje të lartë gatishmërie para protestave masive, mobilizohen 70 mijë policë

10/24/2026 08:00
nga:Mergim Rreci

Franca është në gjendje të lartë gatishmërie para protestave të reja mbarëkombëtare të planifikuara për të shtunën, një javë pasi vendi u përfshi nga disa prej trazirave më të rënda në dekadat e fundit.

Qindra mijëra protestues pritet të mblidhen në Paris dhe qytete të tjera të Francës, në protestat e organizuara nga studentët, sindikatat dhe grupet kundër qeverisë.

Për të garantuar sigurinë, Ministria e Brendshme ka njoftuar mobilizimin e rreth 70 mijë policëve në qytetet franceze. Autoritetet po marrin masa të shtuara pas kritikave ndaj qeverisë për reagimin e pamjaftueshëm ndaj trazirave të 17 tetorit, shkruan BBC.