Sporti

Borussia Dortmund me aplikacion të ri për tifozët, do t’i shpërblejë nëse nuk përdorin telefonat gjatë ndeshjes

10/23/2026 17:28
nga:Mergim Rreci

Borussia Dortmundi po ofron fanella të firmosura dhe karta dhuratash për tifozët që përdorin një aplikacion i cili mat se sa shpesh i zhbllokojnë telefonat e tyre në stadium.

Duke argumentuar se gjithnjë e më shumë tifozë bezdisen nga selfiet, transmetimet dhe mediat sociale në tribuna, Dortmund thotë se mbështetësit mund të ofrohen vullnetarisht për të përdorur një “modalitet tifozësh” në aplikacionin e klubit, duke filluar të shtunën me një ndeshje në shtëpi kundër Eintracht Frankfurt.

Modaliteti “Fan” do të matë se sa shpesh është i zhbllokuar telefoni gjatë ndeshjes -pa llogaritur pushimin e pjesës së parë- dhe do t’u japë pikë njerëzve bazuar në sa pak e përdorin pajisjen, me çmime që ofrohen për ata që kanë më shumë pikë. Sa herë që telefoni zhbllokohet, përdoruesi humbet pikë.

Skema e shpërblimeve dhe aplikacioni janë vullnetare dhe nuk ka asnjë ndalim për tifozët që përdorin telefonat e tyre.

Trajneri Niko Kovac tha se ai tashmë i ndalon telefonat në një vakt para ndeshjes që skuadra kalon së bashku, por nuk e ka problem që lojtarët përdorin telefona ose mbajnë kufje në dhomën e zhveshjes ose në autobusin e ekipit.

“Djemtë janë mjaftueshëm të rritur për të kuptuar se çfarë u duhet për t’u përgatitur për ndeshjen”, tha Kovac.

“Megjithatë, mendoj se të gjithë mund të shpenzojmë pak më pak kohë duke parë telefonat tanë herë pas here. Nëse e reduktojmë kohën, të gjithë mund të përqendrohemi pak më shumë në gjëra të tjera”, shtoi ai.