Një pikë e radhës në Conference League. Egnatia barazon në Danimarkë, aty ku u përball me Aarhus, sfidë e përfunduar me rezultatin 1-1, për llogari të xhiros së 2-të.
Që në minutën e 3-të, rrogozhinasit morën një avantazh shumë të madh kur vendasit mbetën me një lojtar më pak në fush. Kahl i mohoi një gol gati të sigurt Grudës duke kryer ndërhyrje të ndëshkueshme, i kuq i menjëhershëm.
Ky avantazh u shfrytëzua nga Egnatia, e cila e gjeti golin e avantazhit në minutën e 16-të, pikërisht falë Ildi Grudës i cili u shërbye saktë në një kundërsulm “vrastar” për 0-1.
Me këtë rezultat u mbyll dhe pjesa e parë. Në të dytën, danezët reagojnë shpejt. Ishte minuta e 49-të, kur Bogere barazon shifrat, rezultat që mbeti i pandryshueshëm deri në fundin e takimit.
Edhe pse skuadrat patën raste të mira për të “thyer” ekuilibrat, shtojmë këtu dhe shanset e Grudës, Adjessas dhe Fernandos në kampin rrogozhinas, fusha dha verdiktin e saj, 1-1.
2 pikë për Egnatian, e cila tashmë gjendet në vendin e 20-të, zonë që i mundëson kualifikimin në rastin më të mirë në “play off”. Sa i përket Aarhus, danezët ndodhen të 26-të, pozitë që i “pren” biletën e eliminimit.


