Avokati Skënder Musa, i ftuar në Pressing në T7, komentoi vendimin e presidentes Justina Shiroka Pula, e cila me kërkesë të PDK-së vendosi për kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvendin e Kosovës.
Ai tha; “Ligji për aq sa kam kuptu kthehet për me u bë më i butë…”.
“Pika e parë ka qenë problematike, vuajtja e dënimit në Kosovë, pika më e vështirë me u zbatu…Pika e dytë kompetencat e Gjykatës Kushtetuese..”, shpjegoi avokati Musa.
“Nuk pres ligji me u bë më i fortë”, ripërsëriti Musa.
Derisa për veprimin e presidentes tha; “Ligji mund të kthehet nëse është në kundërshtim me interesat e Kosovës dhe jo me propozim të sponzorizuar, mendoj që nuk është vepru konform Kushtetueses”.
Sipas tij “presidentja është dashtë me vepru me ekipet e saj, e jo të aprovojë kërkesa…”.


