Real Madridi beson se Kylian Mbappe mund të shpallet fitues i Topit të Artë në ceremoninë e së hënës.
Sulmuesi francez mbetet një nga emrat më të përfolur në garën për çmimin individual më prestigjioz në futboll, ndërsa në kampin madrilen ekziston besimi se ai mund ta fitojë këtë trofe të rëndësishëm.
Mbappe, i cili iu bashkua Real Madridit për të realizuar ëndrrën e tij për të luajtur në fanellën e klubit mbretëror, synon të konfirmojë statusin e tij mes futbollistëve më të mirë në botë.
Fitimi i Topit të Artë do të përbënte një moment të veçantë në karrierën e francezit dhe një tjetër sukses të madh për Real Madridin.
/GazetaBlic Sport/


