Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, është përfshirë në një polemikë të madhe pas krahasimit të strategjisë së komunikimit të Real Madridit me propagandën e Gjermanisë naziste.
Deklaratat e tij kanë shkaktuar reagim të ashpër nga klubi madrilen, i cili ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të tij.
Tashmë, çështja pritet të shqyrtohet nga organet sportive spanjolle, ndërsa Tebas mund të përballet me masa disiplinore, përfshirë pezullimin nga detyra.
/GazetaBlic Sport/


