Lajme

PDK-ja konfirmon Vlora Çitakun u.d së kryetares

10/21/2026 18:14
nga:L J

Partia Demokratike e Kosovës ka konfirmuar se Vlora Çitaku është caktuar ushtruese e detyrës së kryetares së partisë, pas dorëheqjes së parevokueshme të Bedri Hamzës.

PDK-ja ka bërë të ditur se vendimi është marrë nga organet drejtuese të partisë.

“Pas dorëheqjes së parevokueshme të z. Bedri Hamza nga pozita e kryetarit të PDK-së, organet drejtuese të partisë kanë caktuar znj. Vlora Çitaku si ushtruese të detyrës së kryetares”, thuhet në përgjigjen e PDK-së për GazetaBlic.

“Gjatë kësaj periudhe do të organizohen dhe mbahen zgjedhjet e brendshme të partisë në të gjitha nivelet”, thuhet në konfimimin e partisë.