Lajme

Me banderolën “Stop dhunës”, studentët dhe pedagogët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

10/21/2026 12:39
nga:Gazeta Blic

Ka nisur marshimi i studentëve dhe pedagogëve nga Universiteti i Politeknikut drejt Kryeministrisë.

Sipas raportimeve, te Kryeministria pritet që studentët të shprehin kërkesat e tyre.

Ndërkohë, sipas pamjeve, pedagogët po marshojnë duke mbajtur në duar banderolën “Stop dhunës”, një mesazh që u referohet forcave të rendit në lidhje me përplasjet me studentët.