Lajme

Komisioni për Buxhet nuk e miraton amendamentin për 1 milion euro për protezat e invalidëve të luftës

10/21/2026 12:06
nga:Genita C

Komisioni për Buxhet nuk e ka miratuar amendamentin për ndarjen e një milion eurove shtesë për pajisje, proteza dhe mjete të tjera mjekësore për invalidët e luftës.

Amendamenti mori pesë vota për, ndërsa pesë anëtarë abstenuan.

Ministri Hekuran Murati tha se kjo çështje tashmë rregullohet përmes një udhëzimi administrativ, ndërsa disa deputetë kërkuan që mbulimi i shpenzimeve të sigurohet në mënyrë të përhershme përmes buxhetit të rregullt të QKUK-së.