Sporti

Rreth 2 mijë tifozë të Barcelonës për të mbështetur skuadrën e tyre sonte në Paris

10/20/2026 18:49
nga:Mergim Rreci

Rreth 2 mijë tifozë të Barcelonës kanë udhëtuar sonte drejt Parisit për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës në këtë përballje të rëndësishme evropiane.

Mbështetësit katalanas pritet të jenë të pranishëm në tribuna për të krijuar atmosferë dhe për t’i dhënë motivim skuadrës së tyre në një ndeshje ku mbështetja e tifozëve mund të luajë një rol të rëndësishëm.

Barcelona do të kërkojë të shpërblejë mbështetjen e tifozëve me një paraqitje sa më të mirë, duke e ruajtur bilancin 100% që e ka deri më tash.

/GazetaBlic Sport/