Lajme

Protestuesit largohen nga Kryeministria, nisin marshin drejt Ministrisë së Arsimit

10/20/2026 13:50
nga:Genita C

Protesta paqësore para kryeministrisë në Tiranë ka përfunduar dhe protestuesit kanë vendosur të marshojnë.

Nuk ka një destinacion fiks se ku protestuesit do të stacionohen, por informacionet e para janë se mund të transferohen drejt Ministrisë së Arsimit, raporton Tch.

Ditën e sotme, të paktën deri më tani nuk ka pasur asnjë konfrontim me policinë dhe gjithçka ka qenë paqësore.