Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka ndarë disa pamje filmike ku pretendon se shfaqen disa protestues teksa hyjnë në Selinë e Partisë Demokratike, ngjarje që shkaktoi një incident me policinë mbrëmjen e sotme.
Balla ironizon duke i quajtur ata si “studentë që rikthehen në Universitetin e dhunës”, teksa i bën thirrje prokurorisë të shkojë sot për mbledhjen e provave, pasi nesër “fshihen serverat”.
“Maskat ranë! “Studentët” rikthehen në “Universitetin”35 vjeçar të dhunës, Selinë e Sali Berishës. Prokuroria e Tiranës të shkojë sonte nëse do ta hetojë sepse nesër do jenë fshire serverat dhe kamerat, siç Saliu bëri me 21 Janar”, shkruan Balla.
Policia reagoi më herët duke thënë se një grup protestuesish kishin hyrë brenda rrethimit në oborrin e selisë së PD-së, prej ku po i sulmonin. Policia tha se iu përgjigj atyre me gaz lotësjellës.


